Site icon Telegrafi

Plotë 15 lojtarë mund të largohen nga Chelsea – situata e secilit prej tyre dhe çmimi i vendosur nga klubi

Chelsea është i detyruar këtë verë të ketë një ndryshim të rëndësishëm, pasi numri i lojtarëve është shumë i madh dhe shumë prej tyre nuk kanë më çfarë të japin.

Pas një sezoni katastrofik dhe pas shpërdorimit të parave pas ardhjes së Todd Boehlyt si pronar i ri, tani do të jetë koha për një ndryshim dhe për të balancuar llogaritë.

Mauricio Pochettino ka diskutuar me drejtuesit dhe ka treguar se cilët janë lojtarët që mund të largohen, duke vendosur edhe çmimin e tyre, shkruan Daily Mail.

Mason Mount (85 milionë euro)

Lojtari kryesor në listën e shitjeve është Mason Mount, tani 24 vjeç. Futbollisti i dalë nga akademia e të rinjve, nuk është më lojtar kryesor dhe largimi i tij duket punë e kryer. Arsenal, Liverpool dhe Manchester Untied, janë gati të paguajnë deri në 85 milionë euro.

Connor Gallagher (45 milionë euro)

U rikthye sezonin e kaluar pas huazimit të tij të suksesshëm te Crystal Palace në Stamford Bridge. Po ashtu lojtar i rritur në klub, por tani Chelsea dëshiron të përfitojë nga shitja e tij sepse ai është ende i ri (23 vjeç). Neëcastle, Ëest Ham dhe Crystal Palace janë të interesuar.

Mateo Kovacic (40 milionë euro)

Pa dyshim një nga lojtarët më të mirë të sezonit te Chelsea. Çështja është se Kovacic (29 vjeç) dëshiron të largohet dhe ka interesim të klubeve si Manchester City dhe United. 40 milionë është një çmimi.

Christian Pulisic (30 milionë euro)

Ai donte të largohej nga klubi sezonin e kaluar dhe këtë sezon duket e qartë se do të ndodh. Ai nuk ka luajtur shumë dhe është pothuajse e pamundur të rikuperohen 64 milionë eurot që kanë paguar për 24 vjeçarin disa sezone më parë. Napoli dhe Juventusi duken më të interesuarit për amerikanin.

Edouard Mendy (30 milionë euro)

Këtë sezon ai ka vendin e titullarit nga largimi i Thomas Tuchel dhe tani duan ta largojnë. Mendy (31 vjeç) mund të përfshihet në operacionin për të sjellë Andre Onanan në Stamford Bridge, me Interin që nuk e sheh e sy të keq këtë operacion. Nice po ashtu po e vështron situatën.

Ruben Loftus-Cheek (30 milionë euro)

Ai e ka pasur të pamundur të vendoset si titullar dhe, duke qenë si një pjesë jo thelbësore e skuadrës, klubi do të përpiqen të marr para për të. Loftus-Cheek pëlqehet nga Milani.

Trevoh Chalobah (30 milionë euro)

Edhe ky i fundit nuk është se ka një vend në formacion dhe pritet të largohet. 23 vjeçari pëlqehet nga Interi, dhe edhe ky mund të futet në marrëveshje për Onanën.

Hakim Ziyech (18 milionë euro)

Ai vazhdon të mos luajë në “Stamford Bridge”, ku nuk është paraqitur as këtë sezon. Chelsea është përpjekur ta heqin qafe në disa raste dhe nuk po kërkojnë shumë. Ziyech ka disa opsione cilësore si Milan, Inter apo PSG.

Callum Hudson-Odoi (11 milionë euro)

Nga një fëmijë mrekulli në Chelsea në një lojtar të zhdukur. Ai pëlqehej shumë nga Bayern Munich, por klubi nuk e shiti, ndërsa këtë vit shkoi në huazim te Bayer Leverkusen. Nottingham Forest dëshiron t’i japë një shans Hudson-Odoi (22 vjeç), i cili është ende i ri.

Kalidou Koulibaly (Huazim)

Sezoni i parë i Kalidou Koulibaly në Chelsea nuk ka rezultuar me sukses. Dukej se Chelsea kishte bërë goditje të madhe, por doli krejt e kundërta. Tani ata do të pranonin një huazim që do të paguante pagën e tij dhe Juventusi e di se në Serie A ai ka performuar në mënyrë të shkëlqyer.

César Azpilicueta (5 milionë euro)

César Azpilicueta (33 vjeç) tashmë duket i larguar nga Cheslea. Ata shpresojnë të marrin diçka për të, megjithëse do t’ia bëjnë më të lehtë daljen e tij. Vitin e kaluar ishte Barcelona që u përpoq ta nënshkruante me të.

N’Golo Kante (Falas)

Nuk duket se do të ketë ofertë rinovimi apo se ai do ta pranojë. Pas një viti të komplikuar nga dëmtimet dhe minutat e tij të pakta, kontrata e tij përfundon dhe ai do të mund të nënshkruajë për cilin klub të dojë. Edhe pse Kante është 32 vjeç, ai ka oferta nga Manchester United dhe Barcelona.

Pierre-Emerick Aubameyang (Falas)

Një viti i zi për Aubameyangun (33). Ai u bë dhuratë nga Barça që donte të lirohej nga paga e tij. Ai ka oferta nga Arabia Saudite dhe MLS.

Joao Felix dhe Denis Zakaria (Mbyllen huazimet dhe kthehen në klubet e tyre)

Joao Félix dhe Denis Zakaria përfundojnë huazimin e tyre. Performanca e të dyve nuk është pëlqyer aspak te Chelsea dhe klubi nuk e ka ndërmend të tentojë t’i rikthejë.

Paraqitja e tyre ishte dëshpërim i madh./Telegrafi/

Exit mobile version