Disa gajbe me plot shishe xhami kanë rënë më herët nga një kamion.
Rasti ka ndodh në dalje të autostradës për Shkup, në Bibaj të Ferizajt.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe major Qazim Reka nga Policia në këtë qytet.
Ai pa dhënë shumë detaje, ka treguar se nga ky rast nuk ka pasur të lënduar apo dëme të tjera.