Kandidati për kryeministër nga Partia Euroatlantike e Kosovës, Milaim Zeka ka publikuar planprogramin e partisë, sipas të cilit do të bëhet ristrukturimi i qeverisë, ku maksimumi do të jenë 10 apo 11 ministri.
Ndërsa, në kuadër të reduktimit të shpenzimeve qeveritare dhe parlamentare, është paraparë heqja e automjeteve zyrtare me targën Z – heqja e tatimit në dogana, si dhe tatimit në shitje të mallit.
Gjithashtu në këtë planprogram është paraparë reforma në drejtësi, ku do të krijohet Buroja e Hetimeve, institucion i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu edhe reforma në shëndetësi, ku përfshihet një spital modern për plotësimin e nevojave të qytetarëve./Telegrafi/