Site icon Telegrafi

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Vinicius Junior pritet të jetë në garë për të fituar Topin e Artë 2024 pasi po shijon një sezon fantastik me Real Madridin.

Tani sipas Marca, bashkëlojtarët e tij po përpiqen gjithashtu ta shtyjnë brazilianin që të vazhdojë me këtë formë për të fituar çmimin.

Në të vërtetë, zhveshtorja e Real Madridit ka filluar fushatën për ta ndihmuar brazilianin ta fitojë këtë çmim individual për herë të parë në karrierën e tij.

Tek Real Madridi besojnë se Vinicius Jr e meriton absolutisht Topin e Artë për mënyrën se si i ka ndihmuar ata të konkurrojnë për tituj këtë sezon.

Por, braziliani do të përballet me një konkurrencë tejet të ashpër për ta realizuar këtë qëllim. Edhe bashkëlojtari i tij Jude Bellingham, i cili po kalon një sezon debutues të mrekullueshëm tek Real Madridi me 22 gola dhe 10 asistime është po ashtu njëri ndër favoritët.

Lexo po ashtu Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Sidoqoftë, kjo nuk ka bërë që Bellingham të mos e tregojë mbështetjen e tij për Viniciusin pasi në paradën e festimit të titullit të La Ligas, ai e quajti brazilianin ‘lojtari më i mirë në botë’.

Për më shumë, Kylian Mbappe do të luftojë gjithashtu për këtë çmim. Ai ka kontribuar në 54 gola për PSG-në dhe gjithashtu do të ketë para vetës Kampionatin Evropian me Francën.

Vinicius do të duhet që të paraqitet shumë mirë në Copa America dhe ta ndihmojë Brazilin ta fitojë këtë trofe për të rritur edhe më shumë gjasat e tij për të fituar Topin e Artë.

23-vjeçari ka bërë 36 paraqitje për Real Madridin këtë sezon, duke shënuar 21 gola dhe duke dhuruar 11 asistime./Telegrafi/

Exit mobile version