Edhe pse Slaven Bilic në deklaratat e tij thotë se Simone Zaza do ta dëshmojë veten në Ligën Premier, megjithatë duket se sulmuesi do të kthehet te Juventusi.
Italiani është i huazuar te West Hami, ndërsa klubi anglez është i detyruar ta blejë në rast se ai bën një numër të caktuar paraqitjesh.
Saktësisht, nëse Zaza regjistron edhe 11 ndeshje me skuadrën nga kampionatin anglez, atëherë West Hami duhet t’i paguajë Juves 20 milionë euro në fund të sezonit.
Mirëpo, duket se menaxheri Bilic nuk është i interesuar ta shfrytëzojë sulmuesin në aq ndeshje sa ta detyrojë klubin që ta blejë.
Në këtë mënyrë, ai do të mund të kthehej te Zonja e Vjetër, pasi të përfundojë periudha e huazimit. /Telegrafi/
https://youtu.be/-lCeIb3TY4I