Vera po vjen dhe Arsenali i Unai Emery kërkon ta thotë fjalën e saj, më disa përforcime, për të bërë konkurrent në Ligën Premier,
Pritet të këtë lëvizje të mëdha, por për më shumë do të vendoset pas finales së Ligës së Evropës ndaj Chelseat.
Arsenali ka buxhet prej 100 milionë euro, por nëse e fitojnë Ligën e Evropës pritet të rritet edhe për 50 milionë euro tjera.
Goal i ka zbuluar planet e Arsenalit për blerjet e mundshme.
Nga mbrojtësit mund të largohet Shkodran Mustafi. Shqiptarit pritet t’i bashkohen edhe emra si Stephan Lichsteiner dhe Carl Jenkinson. Portieri Petr Cech do të pensionohet.
Emri që do të afrohet sipas gjitha gjasave është William Saliba.
Edhe në mesfushë do të ketë ndryshime. Aaron Ramsey tashmë ka kaluar te Juventusi. Henrikh Mkhitaryan dhe Mohamed Elneny, po ashtu pritet të largohet.
Christopher Nkunku dhe Adrien Rabiot janë emrat që pëlqehen për përforcime.
Sa i përket sulmit, aty janë Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette.
Atyre do t’i bashkohen Gabriel Martinelli dhe Wilfried Zaha, ndërsa pritet të largohet Danny Welbeck. /Telegrafi/