Site icon Telegrafi

Plagosen 12 turistë nga shpërthimi i një bombe në Egjipt

Një shpërthim me bombë ka ndodhur në një autobus ku ka lënë të plagosur të paktën 12 vetë pranë një muzeu të ri që është ndërtuar afër piramidave të Gizës në Egjipt.

Sipas burimeve, shumica e të lënduarve ishin turistë të huaj dhe nuk ka raportime për të vdekur, përcjell Telegrafi.

Një dëshmitar, Mohamed el-Mandouh, i tha Reutersit se dëgjoi një “shpërthim shumë të fortë”.

Në muajin dhjetor, tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes egjiptian u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën kur një bombë në anë të rrugës goditi autobusin e tyre afër piramidave të Gizës. /Telegrafi/

Exit mobile version