Liam Rood e ka rrëzuar plaçkitësin, i cili kërcënonte me thikë punonjësit e një lokali në Mançester të Anglisë.
Derisa 31-vjeçari qëndronte pranë banakut dhe kërkonte para, ai i është hedhur dhe e ka shtrirë për dysheme, duke i shpëtuar mrekullisht tehut të gjatë afro dhjetë centimetra, transmeton Telegrafi.
Atë e kanë ndihmuar edhe disa të pranishëm, që ta mbajnë në dysheme derisa të arrijnë forcat e rendit.
Për shkak të kërcënimit me armë të ftohtë, ai po mbahet në arrest dhe pritet që së shpejti të del para drejtësisë. /Telegrafi/
https://youtu.be/LjM4gZPUbKU