Site icon Telegrafi

Pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Turqi është edhe gjyqtari i hendbollit, Florent Cakiqi

(Foto: Facebook/FHK)

Florent Cakiqi është një prej gjyqtarëve perspektivë të hendbollit kosovar. Por, drejtimi i ndeshjeve të hendbollit aktualisht është i pamundur për gjyqtarin nga Drenasi.

Ai është i angazhuar në misionin shumë fisnik të kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit shumë të rëndë që e ka goditur këtë vend, thuhet në një njoftim të FHK-së.

Cakiqi është ushtar i dalluar i FSK-së dhe pjesë e ekipit që po shquhet me punë shembullore në provincën Hatay në Turqi.

Lexo po ashtu Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim nxjerr të gjallë një 26-vjeçare nga gërmadhat në Turqi

Misioni i FSK-së në Turqi po vlerësohet shumë lartë, ndërsa vepra e tij po çmohet nga të gjithë.

“Federata e Hendbollit e Kosovës është krenare që në mesin e saj ka anëtarë si Florent Cakiqi. Florentit dhe shokëve të tij i urojmë suksese tjera të mëdha në misionin që na bënë krenarë të gjithëve”, thuhet tutje në komunikatë.

(Foto: Facebook/FHK)
Exit mobile version