Site icon Telegrafi

Pixel Watch mund të fiket vetvetiu për t’u mbrojtur nga nxehtësia

Ashtu si telefonat e Google, edhe ora Pixel Watch ka marrë masa për t’u mbrojtur nga nxehtësia që janë veçanërisht të rëndësishme me fillimin e verës.

Pixel Watch është “projektuar për të punuar më mirë në temperaturat e ambientit midis 32°F dhe 95°F (0°C dhe 35°C) dhe duhet të ruhet midis temperaturave të ambientit prej -20°C dhe 45°C.

Google paralajmëron kundër ekspozimit të pajisjes ndaj temperaturave mbi 45 °C, pasi kjo “mund të dëmtojë produktin, të mbinxehë baterinë ose të përbëjë rrezik zjarri”, transmeton Telegrafi.

Një pronar që la Pixel Watch-in e tij në nxehtësinë e një makine zbuloi se ora fiket kur bëhet shumë nxehtë. Më pas, nga Cilësimet e sistemit do të shihni një njoftim: “Ora ishte shumë e ngrohtë”, me një mesazh pasues: “Ora u fik për t’u ftohur dhe tani po funksionon normalisht”.

Nga 9to5Google shkruajnë se ata shpresojnë që Pixel Watch është krijuar që gjatë temperaturave të nxehta të verës për të përballuar kufjet Bluetooth të lidhura, gjurmimin GPS të aktivizuar dhe ta mbajë ekranin të ndezur gjatë gjithë kohës.

Për krahasim, telefonat Pixel fillimisht do të “përpiqen të ftohen në mënyrë automatike” duke ngadalësuar shpejtësinë e funksionimit, duke fikur kamerën, blicin dhe Wi-Fi-në.

Nëse kjo nuk funksionon, atëherë telefoni do të fiket tërësisht, me Google që rekomandon një ftohje përpara se të rindizet.

Exit mobile version