Site icon Telegrafi

Pite me mollë dhe oriz integral pa sheqer: Desert i shëndetshëm për të gjitha moshat!

Kjo është receta e cila u pëlqen të gjithëve

Përbërësit:

– Petë të holla;
– mollë të ëmbla;
– rrush të thatë;
– 50 g oriz integral;
– kanellë;
– vaj.

Përgatitja:

Petët e holla, mollëve të pastruara dhe të grira në rende ua shtoni kanellën dhe rrushin e thatë sipas dëshirës.

Përhapeni një kore qitni vaj, dhe hidhni pak mollë dhe oriz.

Mbuloni nga anët dhe mbështillni në role.

Radhisni në një tepsi të lyer dhe piqni në 200 gradë celsius rreth 30 minuta derisa të skuqen.

Priteni të nxehtë.

Sipas dëshirës qitni sheqer pluhur, mirëpo nuk ka nevojë sepse është mjaft e ëmbël.

Shijojeni! – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version