Milani ka vazhduar me fitore në Serie A, teksa ka mposhtur Spezian me rezultat 1-2.
Daniele Maldini dhe Brahim Diaz ishin autorët e golave për gjigantin italian, që vuajti jo pak për këto tri pikë.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli duke thënë se marrja e këtyre tri pikëve tregon forcën mendore të ekipit të tij.
“Kemi marrë një fitore të madhe, pasi luajtëm mirë, por jo shumë mirë. Marrja e tre pikëve tregon forcën tonë mendore. Kjo skuadër është e re, por beson te vetja dhe te mënyra e lojës që bëjmë”.
“Nuk duhet ta humbasim përulësinë tonë, por është e drejtë që ata të ndihen të aftë që të përballojnë një presion të caktuar dhe të fitojnë çdo ndeshje. Presioni dhe pritshmëritë rreth nesh janë rritur këtë sezon, ndërkohë që tregojmë që mund ta përballojmë këtë”, deklaroi Pioli.
Tutje trajneri italian ka folur edhe për sulmuesin Daniele Maldini që shënoi golin e tij të parë me fanellën e Rossonerëve.
“Gjëja më e rëndësishme për Danielin është se ai ka talent. Ka teknikë të mirë, vizion të mirë loje, por duhet të jetë më i shpejtë dhe më intensiv për t’iu larguar lojtarit që e markon”.
“Bourabia po i qëndronte afër dhe duhet të merrte disa metra për të krijuar hapësira. Ai ka cilësitë për të pasur ndikim në të ardhmen dhe vetëm mund të bëhet më i mirë”, deklaroi Pioli. /Telegrafi/