Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka emëruar listën e tij me 21 lojtarë për ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Venezia dhe shtatë lojtarë të Rossonerëve janë jashtë fushave shkaku i lëndimeve.
Emra të tillë si Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud, Davide Calabria, Rade Krunic, Tiemoue Bakayoko, Junior Messias dhe Simon Kjaer janë ende në infermieri, kështu që ata do të humbasin ndeshjen e sotme kundër Venezias në San Siro.
Kjaer pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes në udhëtim kundër Juventusit gjatë fundjavës, duke iu bashkuar gjashtë shokëve të tjerë të skuadrës jashtë fushe.
Ibrahimovic po përballet me një dëmtim në Tendinin e Akilit, ndërsa Giroud ka dhimbje shpine.
Suedezi mund të shërohet në kohë për ndeshjen e Milanit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madrid më 28 shtator, ndërsa koha e rikuperimit për Giroud është ende e panjohur.
Franck Kessie dhe Fikayo Tomori janë në dispozicion për ndeshjen e sotme, por ata pritet të fillojnë nga bankina me Matteo Gabbia dhe Ismael Bennacer që pritet të shfaqen në formacionin titullarë të Rossonerëve.
It’s matchday 5: here’s our squad list 📜 #MilanVenezia: i rossoneri convocati 🏟️ #SempreMilan #OPPOReno6Series pic.twitter.com/6NFadh8n6s
— AC Milan (@acmilan) September 22, 2021
Portierë: Jungdal, Maignan, Tatarusanu;
Mbrojtësit: Ballo-Toure, Conti, Florenzi, Gabbia, Hernandez, Kalulu, Romagnoli, Tomori.
Mesfushorët: Bennacer, Castillejo, Díaz, Kessie, Saelemaekers, Tonali.
Sulmuesit: Leao, Maldini, Pellegri, Rebic;
/Telegrafi/