Portieri Carlo Pinsoglio mendon se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Juventus nëse nuk ndodh diçka e çuditshme.
Zonja e Vjetër qëndron e treta në tabelën e Serie A, 10 pikë larg liderëve të Interit dhe ka disa javë që është folur rreth një largimi të Ronaldos.
“Është një moment i vështirë për ne, ne duhet të përmirësohemi, por ka shumë negativitet”, ka thënë fillimisht portieri i tretë i Juventusit për Tuttosport.
“Mendoj për vitin 2010. Unë isha i ri dhe humbëm 4-1 kundër Fulham. Humbjet kundër Sampdoria dhe Napoli na penguan që të përfundonim edhe të gjashtin”.
“Shumë lojtarë të fortë ishin në fund të karrierës së tyre dhe nënshkrimet e reja ishin zhgënjyese. Brenda klubit kishte tension”.
“Tani Juventusi ka lojtarin më të mirë në botë, disa lojtarë të rinj shumë emocionues, një klub të fortë”.
Portieri 31-vjeçar është shoku më i ngushtë i Ronaldos në Juventus dhe ka treguar se a do të mbetet ylli portugez në klub.
“Nuk e di, por shpresoj kështu që ai ka një ndikim të madh”.
“Atij i ka mbetur edhe një vit nga kontrata e tij. Shpresoj dhe mendoj se ai do të qëndrojë. Në teori, ai do të qëndrojë nëse nuk ndodh diçka e çuditshme”, përfundoi Pinsoglio. /Telegrafi/