Ndjenjat e Andrea Pinamontit ishin ‘të papërshkrueshme’ pasi 17-vjeçarit i është dhënë debutimin e tij me ekipin e parë të Interit kundër Sparta Pragës.
Sulmuesi italian u promovua nga ekipi i të rinjve Primavera dhe u hodh në fusha nga fillimi nga Stefano Pioli në ndeshjen e fundit të Ligës së Evropës, ku pati një paraqitje superiore, duke bërë edhe një asistim te goli i parë i Eder.
“San Siro është stadiumi im i preferuar, sepse unë jam një tifoz i Interit, kështu që ishte e papërshkrueshme të luajë atje”, ka thënë Pinamonti për Sky Sport Italia pas fitores 2-1 ndaj Spartës.
“Unë ende nuk e kam kuptuar fare se çfarë ndodhi sonte(enjte)”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.
“Jam i lumtur që trajneri dhe klubi besuan në mua. I falënderoj ata dhe jam i gatshëm në rast se thirrem përsëri, por natyrisht zgjedhja është para tyre”, përfundoi 17-vjeçari. /Telegrafi/