Udhëtarët që po ktheheshin nga Malaga e Spanjës për në Bristol të Anglisë, janë pyetur nga piloti i paemëruar, nëse duan të vazhdojnë me një motor të dëmtuar apo të ndalojnë.
Vetëm disa prej tyre kanë ngritur dorën, duke kërkuar që easyJet të vazhdonte fluturimin, kurse të tjerët kanë nisur të bëjnë panik dhe kundërshtuan ashpër, transmeton Telegrafi.
Pas aterrimit të detyruar, aeroplani i është nënshtruar një riparimi që ka zgjatur afro 36 orë, teksa pasagjerët janë kthyer në hotele shkaku i anulimit të fluturimit.
“Dëmtimi ishte shumë i madh dhe piloti do duhet të bënte menjëherë uljen emergjente, në këto raste nuk pyeten udhëtarët”, është një koment lidhur me rastin, për të cilin kanë nisur hetimet. /Telegrafi/