Telegrafi

Pilotët britanikë rrëzojnë kundërshtarët me shikim

Helmeta e sofistikuar është emëruar Striker Display Helmet, e është pajisur me sistem optik për navigacion i cili pilotit i mundëson udhëheqjen me raketat.

Kur caku paraqitet në fushën e pamjes, piloti me zë jep urdhër për qitje më pas me shikim drejton projektimin për aq sa caku gjendet në qarkun e pamjes së tij. Për sulm nuk është me rëndësi nëse kundërshtari është mbi, nën, majtas apo djathtas.

“Deri më tani ka qenë e domosdoshme t’i afrohet fluturakes nga pjesa e pasme për ta vënë në shënjestër. Falë kësaj pajisje udhëheq me raketat me lëvizjen e thjeshtë të kokës. Kjo do të ndryshojë dyluftimet e fluturakeve”, ka thënë piloti Mark Bowman i cili e ka testuar helmetën.

Teknologjia për shënjestrim me shikim po zhvillohet që disa vite. Kështu, për shembull, helikopterët amerikanë Apache që një kohë të gjatë janë të pajisura me helmeta të cilat udhëheqin me armë të rënda automatike.

Megjithatë, Striker është një hap i ri në evoluimin e konceptit sepse mund të shfrytëzohen edhe gjatë shpejtësive ultrasonike. Çmimi? Falë, veç 250.000 funte!

Ani pse sistemi është ndërtuar për Eurofighter Typhoon, njërën prej fluturakeve më të avancuara luftarake në botë, ai mund të integrohet edhe në fluturake tjera. /Telegrafi/