Site icon Telegrafi

Pikëpamja e sinqertë e Ronaldos nëse Messi e zgjidhi debatin e lojtarit më të mirë në histori të futbollit

Cristiano Ronaldo ka dhënë mendimin e tij nëse triumfi i Lionel Messit në Kampionatin Botëror do t’i japë fund debatit se kush është më i madhi i të gjitha kohërave.

Argjentinasi ishte në maksimumin e tij të dielën teksa ndihmoi Argjentinën të arrinte të fitonte trofeun nga  Franca në stadiumin Lusail.

Pavarësisht se kishte epërsi 2-0 në pjesën e parë, Argjentina përfundoi duke u shtyrë deri në fund pasi dy golat e Kylian Mbappe në 10 minutat e fundit e zvarritën ndeshjen në vazhdime.

Dukej sikur Messi kishte shënuar golin e fitores kur realizoi në minutën e 108-të, por Mbappe kishte ide të tjera, kompletoi het-trikun e tij për rezultatin 3-3 dhe e dërgoi ndeshjen në gjuajtjen e penalltive.

Në fund, Messi nuk u mposht pasi Argjentina doli fituese 4-2 pas një gjuajtjeje të tensionuar të penalltive që bëri që Franca të humbiste dy goditje nga pika e bardhë.

Tani, tifozët janë të bindur se Messi është i paprekshëm pasi ka marrë në dorë Kupën e Botës, diçka që Ronaldo nuk ka mundur ta bëjë me Portugalinë.

Megjithatë, përpara eliminimit të skuadrës së tij në çerekfinale kundër Marokut, Ronaldo tashmë e ka hedhur poshtë idenë se trashëgimia e tij ose e dikujt tjetër do të ndikohet nga Kupa e Botës.

Kur u pyet nëse turneu i vitit 2022 do të vendosë debatin e GOAT-it, Ronaldo tha: “Edhe nëse fitoj Kupën e Botës, kjo do të vazhdojë. Disa njerëz më pëlqejnë më shumë, disa më pak”.

“Gjithmonë më është dashur të tregoj se çfarë mund të bëj vit pas viti. Do të doja ta fitoja këtë turne. Unë jam ambicioz, por nëse më thoni se nuk do të fitoj më turne, do të isha i lumtur duke pasur parasysh gjithçka që kam fituar. Në librat e historisë, të gjitha të dhënat e tjera do të jenë aty. Por padyshim, një Kupë Botërore në raft nuk do të ishte keq. Do të ishte një ëndërr”, kishte vazhduar ai.

Messi tani ka përfunduar udhëtimin e tij në Kupën e Botës me një fitore mahnitëse pikërisht në fund, një fund përrallor për një lojtar që shkruan historitë e tij në fushë. /Telegrafi/

Exit mobile version