Site icon Telegrafi

Pezullohen për të dytën ditë fluturimet në aeroportin e Stambollit për shkak të reshjeve të borës

Fluturimet u pezulluan për të dytën ditë në aeroportin e Stambollit dhe automjetet private u ndaluan nga rrugët e qytetit të martën, pasi reshjet e dendura të borës penguan trafikun dhe lanë njerëz të bllokuar në qytetin më të madh të Turqisë dhe në të gjithë vendin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, reshjet e borës filluan në fund të javës së kaluar dhe u rritën ditët e fundit në qytetin me 16 milionë banorë. Pamjet nga aeroporti, ndër më i madhi në botë, treguan pista të mbuluara me pëlhurë të trashë bore derisa aeroplanët dhe automjetet mezi duken.

Një video e postuar në mediet sociale tregonte një burrë duke skijuar nëpër rrugët e qytetit vonë të hënën, derisa njerëzit e përshëndesnin kur ai kalonte.

Shumë larg në jug të Turqisë, bora ra në plazhet e qytetit turistik të Antalia-s për herë të parë në 29 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version