Petr Cech është bërë viral për postimin e tij në Twitter pas golit të barazimit të diskutueshëm të Manchester United kundër Manchester Cityt.
Bruno Fernandes i barazoi gjërat pasi Jack Grealish kishte dalë nga bankina për të dërguar Cityn në epërsi 1-0, por kjo erdhi pasi Marcus Rashford ishte jashtë loje në nisjen e aksionit.
Goli fillimisht u anulua nga gjyqtari anësor, por pas rikthimit të VAR-it u vendosu që Rashford nuk e preku topin nga pasimi i Casemiro dhe goli u pranua.
Ky gol i shënuar nga Djajtë e Kuq ka krijuar shumë polemika në rrjetet sociale, me tifozë të shumtë dhe figura të futbollit që po japin mendime të ndryshme.
Njëri nga më të zëshmit ishte ish-portieri i Chelseat, Cech, i cili goditi ata që vendosin rregullat.
“Goli i parë i Unitedit tregoi se njerëzit që bëjnë rregullat nuk e kuptojnë lojën”, shkroi Cech në Twitter.
Ndryshe, pas golit të Fernandes në listën e shënuesve u inkuadrua edhe Rashford që shënoi golin e fitores 2-1. /Telegrafi/
The first United goal just proved the people who make the rules don’t understand the game.
— Petr Cech (@PetrCech) January 14, 2023