Pete Davidson ka nisur një lidhje të re dashurie dhe nuk është askush tjetër veçse modelja dhe aktorja Elsie Hewitt.
Lajmi, i konfirmuar fillimisht nga Page Six, zbulon se komediani 31-vjeçar dhe ylli i “Saturday Night Live” është në një marrëdhënie me Hewitt, 29 vjeçe, duke shënuar një kapitull të ri sa i përket anës private.
Sipas burimeve, Hewitt është “shumë më ndryshe nga kushdo tjetër me të cilën ka dalë ndonjëherë”.
Bukuroshja, që mburret me mbi një milion ndjekës në Instagram, ka ndërtuar një karrierë që përfshin modelimin dhe aktrimin.
Ajo është shfaqur në projekte të tilla si “Teenage Badass”, “Industry” dhe dy episode të “Dave”.
Ndërsa kredencialet e saj në Hollyëood janë të dukshme, ajo është e apasionuar edhe pas kuzhinës.
Karriera e saj shtrihet përtej botës së argëtimit, duke i dhënë një profil unik në krahasim me partneret e kaluara të profilit të lartë të Davidson.
Kjo lidhje e re vjen më pak se një vit pas ndarjes së Davidson nga aktorja Madelyn Cline. /Telegrafi/