Gjersa ishte duke peshkuar, një person në Liqenin e Badocit ka hasur në një mjet shpërthyes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke gjuajtur peshk, në breg të liqenit ka vërejtur një mjet të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident”, bënë të ditur policia. /Telegrafi/