Site icon Telegrafi

Pesëshja dhe MVP e xhiros së 14-të në Superligën e femrave

photo by: @Shpend Ahmeti

Në xhiron e 14-të në Superligën e Femrave, Prishtina arriti që të fitojë derbin ndaj Penzës, 74:67, ku për fitoren e Prishtinës më së shumti kontribuoi Zërina Shatri me 13 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime. Qendra Shatri ishte më e mira e kësaj ndeshje dhe kësaj jave. Për fitoren e Prishtinës kontribuoi edhe Agnesa Rrahmani me 12 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.

Në anën tjetër fitoren e parë në këtë edicion, e ka arritur edhe Vëllaznimi me rezultat të ngushtë 52:51 ndaj United Basketboll. Fitores së parë të skuadrës nga Gjakova më së shumti i kontribuoi Tianna Sullivan me dyshifror të dyfishtë, dhjetë pikë, 11 kërcime dhe një asistim.

Lideri Bashkimi ka regjistruar fitoren e 14-të në po aq ndeshje, sa edhe ka zhvilluar. Prizrenaset këtë javë kanë mposhtur Trepçën me rezultat 54:69. Më të mirat e vajzave të Prizrenit ishin Taliyah Hopkins me 22 pikë, 10 kërcime dhe tri asistime dhe Aulona Muhadri me 20 pikë, 12 kërcime dhe një asistim.

TOP 5

Zërina Shatri (Prishtina) 13 pikë, 10 kërcime, 2 asistime

Agnesa Rrahmani (Prishtina) 12 pikë, 3 kërcime, 3 asistime

Taliyah Hopkins (Bashkimi) 22 pikë, 10 kërcime, 3 asistime

Aulona Muhadri (Bashkimi) 20 pikë, 12 kërcime, 1 asistim

Tianna Sullivan (Vëllaznimi) 10 pikë, 11 kërcime, 1 asistim

Exit mobile version