Site icon Telegrafi

Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

Teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur këtë sezon, përballja ndaj Real Betisit do të jetë mundësia e fundit e tifozëve për të parë disa nga yjet e Real Madridit duke luajtur në ‘Santiago Bernabeu’.

Këta janë pesë futbollistët që me gjasë do të luajnë ndeshjen e fundit në ‘Santiago Bernabeu’:

Toni Kroos – mesfushori gjerman kishte njoftuar ditë më parë se do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të Euro 2024.

Kepa Arrizabalaga – Kapitulli i portierit spanjoll me Madridin do të mbyllet. I huazuar nga Chelsea, Arrizabalaga do të rikthehet në Londër në qershor.

Lexo po ashtu Ancelotti këmbëngul se veterani i Real Madridit mund të mbetet pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm

Nacho Fernandez – Disa raportime kanë sugjeruar se spanjolli ka vendosur që të ndajë rrugët me klubin e jetës së tij pas 23 viteve. Tani, sipas mediave spanjolle, ai po heziton dhe mund të ndryshojë mendje.

Luka Modric – Mesfushori 38-vjeçari pritet që të njoftojë vendimin e tij përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij. Me shumë mundësi ai do të qëndrojë, kështu që duhet të jemi të përgatitur për të gjitha skenaret. Turma në ‘Bernabeu’ pritet t’i jap ovacione të mëdha gjithsesi.

Joselu – I huazuari nga Espanyoli ka kontribuar në 20 gola nga banka rezervë këtë sezon. Bordi i klubit po e konsideron mundësinë që ta mbajë atë në ekip edhe për një vit tjetër, por me ardhjen e Mbappes dhe Endrick, gjërat mund të ndryshojnë./Telegrafi/

Exit mobile version