Ekspertja e elegancës, Amira Bessete, e cila ka 884 mijë ndjekës në TikTok, ka ndarë pesë trendët e sezonit të vjeshtës 2024.
E para janë aksesorët me ngjyrë vishnje, një ngjyrë të cilën ajo e konsideron klasike dhe të pasur, dhe i shton jetë veshjes suaj.
Këtë ngjyrë ju mund ta kombinoni me veshje ngjyrë bezhë, me të zezën, me të kaftën espresso dhe me të bardhën.
@amira.bessette Fall Fashion Trends 🍂🐻 #fallfashion #fashiontiktok #fashioninspo #stylingtips #fashionhacks #luxuryfashion #falltrends2024 #autumnfashion #autumnoutfits #autumntrends #fashiontips ♬ Cool modern chill out, 10 minutes(1001927) – 8.864
Një tjetër ngjyrë që po pëlqehet shumë këtë sezon sipas Bessete-s, është ngjyra kafe espresso.
“Unë e shoh si një ngjyrë universale të vjeshtës, të cilën mund ta kombinoni me bordon”, thotë ekspertja.
Përveç dy trendeve të lartcekura, këtë sezon po pëlqehen shumë edhe veshjet me printin leopard, veshjet me kuadrate sikurse fundet dhe xhaketat, e po ashtu palltot prej lëkure. /Telegrafi/