Site icon Telegrafi

Pesë trendët e diskutueshëm që dominojnë këtë pranverë

Frymëzohuni për një lojë të guximshme mode!

Kur xhinset me bel të ulët u shfaqën sërish në pasarelë, frika kolektive mbizotëroi në botën e modës dhe veçanërisht në rrjetet sociale.

Ne kemi veçuar 5 trende të diskutueshme që i kemi shmangur në një hark të gjerë, por tani jemi shumë të lumtur t’i veshim, transmeton Telegrafi.

1. Xhinse me bel të ulë

Kemi kohë që betohemi për mantrën – sa më i lartë të jetë beli, aq më mirë, por pasi kemi provuar disa modele xhinsesh me bel të ulët (sidomos ato me formë kambane), duhet të pranojmë se kemi ndryshuar mendje.

2. Platforma marramendëse

Në këtë rast na kënaqi platforma e plotë (dhe më komode), por mos e teproni me lartësinë e takave që të mos e gjeni veten në kufijtë e vulgaritetit.

3. Ngjyra portokalli

Këshilla jonë këtë sezon është që të zgjidhni një këmishë apo aksesor në këtë ngjyrë për ta bërë veshjen tuaj më plot ngjyra.

4. Mikro-fund + bark i zbuluar

Përshtateni këtë moment Miu Miu në versionin tuaj të moderuar – ose një fund me gjatësi mikro, ose një fund me bel të ulët ose një fund me bark të zbuluar, i kombinuar me pjesë klasike dhe të përjetshme. Masa e duhur është një parakusht për një veshje të mirë.

5. Çanta të buta

Çantat pa formë dhe strukturë mund të barten siç t’jua dojë qejfi dhe janë mjaft të mëdha për të futur në to gjithçka dhe përveç kësaj vijnë me ngjyra fantastike trendi.

/Telegrafi/

Exit mobile version