Site icon Telegrafi

Pesë të vdekur, përmbledhje detajesh dhe pamjesh nga stuhia që “terroi” pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, BeH dhe Serbisë

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë gjatë ditës së mërkurë disa pjesë të Ballkanit, përfshirë Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë.

Si pasojë – së paku deri në publikimin e shkrimit – është raportuar për pesë të vdekur – tre në Kroaci, një në Slloveni dhe një në Bosnjë dhe Hercegovinë, përcjell Telegrafi.

Në Slloveni, stuhia i ka marrë një personi një Bled dhe siç është raportuar, personi në fjalë ka humbur jetën si pasojë e rënies së një peme, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Lexo po ashtu Një i vdekur nga stuhia e fuqishme që goditi Slloveninë, e cila më pas vazhdoi në Kroaci, Bosnjë e Serbi

Ndërkohë dy persona janë lënduar nga një goditje rrufeje në veri të Sllovenisë.

Lexo po ashtu Numri i të vdekurve shkon në tre, dhjetëra të lënduar – të dhënat e fundit nga Zagrebi që u përfshi nga një stuhi e fuqishme

Veç kësaj, era e fortë dhe shiu i dendur krijuan kaos në Zagreb të Kroacisë dhe jo vetëm.

Era shkatërruese “mori gjithçka me vete” dhe shiu i madh përmbyti rrugët.

Atje ishte raportuar se dëmi i shkaktuar është i madh është thënë se janë tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

Lexo po ashtu Përveç Kroacisë e Serbisë, stuhia e fuqishme nuk kursen as pjesë të Bosnjës – raportohet për një të vdekur

E një grua ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës në Bërçko gjatë motit të fortë me stuhi që ka përfshirë këtë zonë të Bosnjë-Hercegovinës.

Përveç këtij qyteti, stuhia e fuqishme thuhet se ka goditur edhe zonën e qytetit Tuzla.

Sipas mediave të Bosnjës, përcjell Telegrafi, më shumë se 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tha zëdhënësi i Institucionit Shëndetësor Publik, Sead Shadiq.

Lexo po ashtu Pas Zagrebit, “terrohet” Beogradi – një stuhi e fuqishme godet edhe kryeqytetin e Serbisë

Pas Zagrebit, stuhia e ka bërë “terr” edhe Beogradin, kryeqytetin e Serbisë.

Atje, përveç bubullimave dhe shiut, qyteti thuhet se u errësua për një orë.

Ndërsa sa i përket Kosovës, profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka bërë të ditur se edhe vendi ynë pritet të përfshihet nga një mot i ngjashëm, por pa të reshura dhe me intensitet më të ulet.

“Stuhia, në formë tornadoje që ka përfshirë vendet përreth, nga nesër pritet ta prekë edhe vendin tonë, por me intensitet më të ulët dhe pa reshje shiu”, ka thënë Tahirsylaj.

Çfarë duhet vënë në pah është fakti se kjo stuhi vjen në kohën kur alarmi i kuq për nxehtësinë ekstreme është në fuqi në shumicën e qyteteve kryesore të Italisë, ndërsa valët e të nxehtit po intensifikohen në disa pjesë të Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version