Site icon Telegrafi

Pesë të vdekur në aksidente ditën e shtunë, policia jep detaje

Foto: Ilustrim

Pesë persona kanë humbur jetën ditën e shtunë, si pasojë e tri aksidenteve që ndodhën në Podujevë, Pejë dhe Graqanicë.

Policia e Kosovës në raportin e saj njofton se aksidenti në Graqanicë kishte ndodhur rreth orës 16:25, ku një femër ka humbur jetën, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull kosovar, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit vozitësi i dyshuar kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndërsa, një vetaksident ka ndodhur rreth orës 21:24 në fshatin Shajkoc të Podujevës, ku dy persona mbetën të vdekur.

“Vozitësi mashkull kosovar, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi dhe një pasagjer mashkull kosovar kanë vdekur, ndërsa pasagjeri tjetër kosovar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML për obduksion”, bën të ditur Policia.

Të shtunën në Ozdrim të Pejës humbën jetën edhe dy këmbësor, të cilët u goditën nga një veturë.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë ka goditur tre këmbësor meshkuj kosovar. Si pasojë, dy këmbësor kanë vdekur, ndërsa tjetri këmbësor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Policia gjithashtu njofton se të shtunën kanë ndodhur edhe 57 aksidente trafiku, ku 20 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 37 tjerë me persona të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version