Site icon Telegrafi

Pesë te Parma dhe tri raste te Torino me COVID-19

Parma dhe Torino kanë konfirmuar se kanë lojtarë të infektuar me coronavirus.

‘Ducali’ kishin katër raste me COVID-19, derisa tani është infektuar edhe një tjetër lojtar.

Parma bëri të ditur se në testimet e fundit të bëra të enjten, një lojtar ka rezultuar pozitiv, duke çuar në pesë numrin e të infektuarve.

Skuadra do të qëndrojë në izolim deri në ndeshjen ndaj Udineses që zhvillohet nesër, e që mund të anulohet në tërësi.

Në anën tjetër, Torino po ashtu ka konfirmuar tri raste të reja në klub që janë infektuar me coronavirus.

Një lojtar dhe dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv me pandeminë globale, derisa janë dërguar menjëherë në vetëizolim. /Telegrafi/

Exit mobile version