Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:20, ku të përfshira kanë qenë dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.
Telegrafi ka raportuar më herët lidhur me këtë aksident. /Telegrafi/