Site icon Telegrafi

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

Inteligjenca emocionale është thelbësore për zhvillimin e fëmijëve, sepse i ndihmon ata të njohin, shprehin dhe menaxhojnë emocionet.

Fëmijët që zhvillojnë këtë aftësi e kanë më të lehtë të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme, të përballojnë më mirë stresin dhe të kenë ndjeshmëri më të zhvilluar.

Një nga mënyrat më të mira për të nxitur inteligjencën emocionale është përmes bisedës dhe bërjes së pyetjeve të duhura që inkurajojnë introspeksionin dhe shprehjen e ndjenjave.

Psikologia Jazmine McCoy së fundmi ndau një listë me pyetje të dobishme në Instagram që mund të ndihmojnë prindërit gjatë këtij procesi, të cilat i kemi listuar si më poshtë:

“Çfarë të ngrohu apo të trishtoi zemrën sot?”;

“Nëse ndjenjat tuaja do të kishin një ngjyrë ose një kornizë kohore, cilat do të ishin ato?”;

“Çfarë ju nevojitet tani – një zgjidhje për problemin tuaj apo thjesht dikush që t’ju dëgjojë?”;

“Çfarë historie po i tregon vetes për atë që ka ndodhur?”.

Exit mobile version