Site icon Telegrafi

Pesë largimet që do i bëjë Barcelona për të regjistruar Kounden

Barcelona  është në ankth për të larguar disa lojtarë, pasi kërkon të mbledhë 20 milionë euro të nevojshme për të regjistruar nënshkrimin e ri Jules Kounde.

Francezi është i vetmi nga nënshkrimet verore të gjigantëve katalanas që ende nuk është regjistruar, dhe ka humbur dy ndeshjet e para të klubit në ligë pasi u bashkua për 53 milionë euro nga Sevilla.

Paratë e nevojshme për të regjistruar Kounde ka të ngjarë të mblidhen duke shitur lojtarë të veçantë, duke përfshirë Pierre-Emerick Aubameyang, i cili është lidhur me  Chelsean dhe Manchester United, dhe Memphis Depay, i cili është në bisedime me Juventusin.

Lexo po ashtu Vazhdon të rritet frustrimi i Koundes ndaj Barcelonës

Sipas asaj që raporton AS, Barcelona është ‘e sigurt’ se do të mbledhë 20 milionë euro të nevojshme për të regjistruar Kounden përpara se të mbyllet sezoni i ri.

Megjithatë, ata gjithashtu pretendojnë se ka pasur disa çështje në planet e klubit për të eksportuar lojtarë të panevojshëm, pasi Martin Brathwaite po tregon një ‘mungesë interesi për një ndryshim peizazhi’ pavarësisht se Mallorca pyeti për të.

Një transferim që është afër realizimit është ai i Samuel Umtitit, i cili po kalon testet mjekësore me klubin italian Lecce, derisa edhe Sergino Dest është në listën e largimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version