Moti i bukur po vjen dhe ngjyrat e buta do të jenë një hit absolut
Ditët me diell dhe të ndritshme do të shënjohen nga një gardërobë në ngjyrat pastel si trend i modës këtë pranverë.
Këto ngjyra do të jenë në modë në të gjitha kombinimet e stileve, nga ato sportive deri tek ato elegante, transmeton Telegrafi.
1. Kombinim i verdhë i guximshëm
Një xhaketë e verdhë me pantallona në formë tullumbaceje, e kompletuar me një çantë jeshile, shall dhe sandale, do të garantojë se do të rrëmbeni shikimet e kalimtarëve në rrugë.
2. Kombinim për shëtitje dhe aktivitete sportive
Tuta ngjyrë rozë të kombinuara me atlete të verdha dhe me një çantë jeshile do të jenë një freskim i vërtetë që, përveçse do të dukeni atraktive, do t’jua përmirësojë edhe humorin.
3. Për kafe pasdite me miqtë
Një xhaketë e kombinuar me xhinse, e kompletuar me një çantë të zezë, është zgjidhja e duhur për këto ditë pranverore.
4. Për një mbrëmje me miqtë
Fundi i palosur dhe këmisha e bërë nga materiali jo i tejdukshëm në ngjyrën e kajsisë janë një freskim i duhur për një koktej mbrëmjeje apo darkë në një restorant.
5. Për momente të gëzuara dhe romantike
Një fund me dantella në tone të ndryshme pastel me një çantë të vogël dhe një pallto leshi do t’ju japë një pamje romantike dhe magjepsëse.
/Telegrafi/