Atalanta ka qenë në bisedime me agjentin e Ederson për disa javë për një kontratë të re, por mesfushori thuhet se është tunduar nga mundësia që të luajë në një klub më të madh.
Kontrata aktuale e brazilianit në stadiumin Geëiss është deri në vitin 2027, por disa klube e kanë monitoruar nga afër 25-vjeçarin, i cili është shfaqur si një nga mesfushorët më të kompletuar në Evropë, duke spikatur me paraqitjet e tij.
Manchester City, Liverpool dhe Real Madrid janë lidhur të gjithë me një lëvizje për Ederson, por sipas Calciomercato.com, Manchester United shihet aktualisht si kryesuesi, pasi thuhet se po përgatit një ofertë prej 60 milionë euro që mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Atalantën të shesë yllin e tyre verën e ardhshme.
Po ashtu edhe drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli është një admirues i fortë i mesfushorit të gjithanshëm dhe është i përgatitur të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për ta sjellë atë në “Allianz Stadium”.
Megjithatë, Manchester United mund të përfitojë nga dëshira e Ederson për të testuar veten në Ligën Premier, si dhe ngurrimi i Atalantës për të shitur një tjetër yll te Juventusi pas Teun Koopmeiners, për të siguruar një marrëveshje. /Telegrafi/