Ja ç’efekte të pabesueshme ka për organizmin
Me siguri ju ka ndodhur të pyesni veten sesi ia bëjnë femrat japoneze të jenë kaq elegante, të shëndetshme dhe të tonifikuara. Gjenetika ka një rol të rëndësishëm në formën e tyre fizike. Por nuk mjafton me kaq. Ato kanë trashëguar nga kultura e lashtë japoneze ritualin e të pirit ujë menjëherë pas zgjimit.
Konsumimi i ujit ka një rëndësi jetike. Së pari, trupi ynë përbëhet nga rrth 70% ujë dhe për këtë arsye duhet të mbajmë gjithmonë të freskët e të hidratuar.
Mospirja e ujit ose dehidratimi ndikon në shfaqjen e shumë sëmundjeve si; artriti reumatoid, migrena, hipertensioni, obeziteti, hemorroidët, kanceri i gjirit dhe infeksionet renale.
Living ju zbulon më poshtë pesë efektet pozitive të pirjes së ujit me mjaltë:
1. Ndihmon në largimin e toksinave nga trupi: Uji me mjaltë ndihmon në prodhimin e qelizave muskulore dhe qelizave të reja të gjakut, si dhe eliminon toksinat.
2. Riaktivizion metabolizmin: Pirja e ujit me mjaltë i ujit rrit aktivitetin e metabolizmit me gati 24 % dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin tretës. Nëse e ndiqni këtë ritual menjëherë pas zgjimit do të pastroni zorrën e trashë dhe kështu absorboni më lehtë ushqimet.
3. Mban nën kontroll dispepsinë: Dispepsia shkaktohet nga rritja e aciditetit në stomak. Dhe për pasojë ju shfaqet edhe urthi, i cili rikthen aciditetin në ezofag. Kur pini ujë me mjaltë e mbani nën kontroll atë.
4. Ndihmon që të keni flokë të shëndetshëm: Rreth ¼ e flokëve përbëhet nga uji, kështu që është e rëndësishme të mbajmë nën kontroll këtë raport. Dehidratimi çon në dëmtimin e flokëve, i bën më të hollë dhe të dobët. Pini vazhdimisht ujë me mjaltë që të keni flokë të shëndetshëm,
5. Forcon sistemin imunitar: Uji me mjaltë balancon sistemin limfatik dhe forcon imuniteti, kësisoj mund të jetoni gjatë dhe shëndetshëm. /Telegrafi/