Site icon Telegrafi

Pesë arsye pse femrat e mbushura janë më ‘epshore’ në shtrat

Femrat e mbushura janë më tërheqëse, të hapura dhe dhe kanë stabilitet më të mirë emocional, ndërsa hulumtimet shkencore tregojnë që meshkujt janë “të programuar” në atë mënyrë që të joshen përgjithësisht nga femrat e tilla.

Standarti i përgjithshëm i një trupi ideal ka përmasat 90-60-90. Megjithatë viteve të fundit, po bëhet gjithmonë e më i përhapur koncepti i femrës ‘së mbushur, dhe sexy’ nxitur nga siluetat e Monica Bellucci-t, Jennifer Lopez, Kim Kardashian apo Beyonce.

Tani që më shumë vajza duan të kenë atë figurën e rrumbullakët latine apo mesdhetare, kush më mirë se Glamour Mexico mund të argumentojë mbi pesë gjërat që i bëjnë vajzat ‘e kolme’ aq pasionante.

Së pari, sa më e mbushur të jetë një femër, aq më shumë e plotëson ajo çdo pozicion gjatë marrëdhënies. Përveç kësaj, format janë më eksituese për partnerin, duke e bërë atë të shijojë më shumë çdo herë.

Së dyti, sepse përgjithësisht femrat e mbushura kanë më shumë gjoks, vithe, të cilat nuk janë asnjëherë me tepri për partnerin, dhe shumë të rëndësishme për të gjatë ndërveprimit seksual.

Së treti; sipas një studimi të Universitetit të Hawaii-t, femrat më të plotë kanë një nivel më të lartë të libidos, pra janë më ‘epshore’. Kjo pasi prania e yndyrës në trup është tregues i një sasie më të madhe të hormonit femëror në trup, estrogjenit, i cili tërhiqet menjëherë prej testosteronit mashkullor.

Së katërti: të pasmet! E kemi thënë disa herë se, në ka diçka që i çmend meshkujt, është harku mes fundshpinës dhe të pasmeve, shkruan Anabel. Ky hark, meqë ra fjala, nuk mund të krijohet nëse nuk ka pak ‘kile të tepërta’ siç mund të mendoni ju.

Së pesti: femrat e mbushura kanë më pak paragjykime. Një studim i Shoqatës së Psikologëve doli në përfundimin se vajzat që mund të pranojnë ato ‘kilet e tepërta’, mund të pranojnë më me lehtësi edhe ‘defektet’ e partnerit, duke e bërë më të thjeshtë dhe më të lirshëm ndërveprimin seksual. /Telegrafi/

Exit mobile version