Please enter at least 3 characters.

Përurohet libri “Fatimja përkrah” i autorit Hamit Gurguri

Përurohet libri “Fatimja përkrah” i autorit Hamit Gurguri.

Gjatë ditës së djeshme është përuar libri “Fatimja përkrah” i autorit, Hamit Gurguri, shkruan Telegrafi.

Ky libër është përuar në Ditën Ndërkombëtare të Librit në Bibliotekën e Mitrovicës “Latif Berisha”.

Gurguri është autor i gjashtëdhjetë tituj me tregime, novela dhe romane në gjuhën shqipe e dhjetëra në gjuhë të tjera, ku njëherit autori tregoi edhe eksperiencat e veta gjatë shkrimit të librit gjatë një bashkëbisedim me panelistët-recensues të librit dhe shkrimtarë të tjerë.

“Në këtë ngjarje mori pjesë edhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Fahri Jashari, i cili përgëzoi autorin për punën e tij, në sjelljen e një libri që përmbushë një boshllëk nga mungesa e librave të kësaj natyre”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrësit e pranishëm, vlerësuan lart rëndësinë e kësaj vepre. /Telegrafi/