Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin, analistët e këtij emisioni e kanë zgjedhur personalitetin e vitit 2022.
Të një zëri të dy analistët, Imer Mushkolaj dhe Dardan Gashi kanë thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti, personaliteti i vitit që e lamë pas.
“Jo vetëm personalitet i vitit 2022, por unë besoj se ai është personalitet i 10 vjetëve të ardhshme”, ka thënë Mushkolaj.
Ndërsa, analisti Dardan Gashi i ka replikuar duke i thënë “In Shaa Allah, jo , por ka thënë se frika e tij ekziston që ai mund të jetë në 10 vitet ardhshme. Edhe defintivisht ka qenë personaliteti i vitit 2022”.
Më tej, analisti Astrit Gashi ka thënë, “Unë mendojë që njeriu me i diskutuar, më i komentuar, më i kritikuar edhe në qendër me të madhe të opinionit publik në Kosovë edhe në Serbi ka qenë Albin Kurti. Fakti që Albin Kurti është personaliteti i vitit 2022, kjo situatë duhet të jetë shqetësues për opozitën”.
Ndërsa numri dy për personalitetin e vitit 2022 sipas Gashit është kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Ndërkohë edhe analisti Visar Ymeri e ka përzgjedhur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si personalitet të vitit 2022, ku ka thënë se kjo është për shkak që më së shumti për Kurtin është diskutuar.
“Por nëse matum nga perspektiva e rezultateve, vështirë që na del personalitet i vitit që nuk ka rezultate. Pse lloi i individit sikurse, Albin Kurti bëhet personalitet i vitit, sa herë që të ka një mikrofon në dorë, sepse Kurti ka qenë personalitet i vitit edhe kur nuk ka qenë kryeministër, për shkak të karakterit të tij polarizues. Personat që kanë karakterin polarizues gjithmonë bien në sy shumë sepse, edhe përkrahësit e përkrahin shumë por, edhe kritikuesit e kritikojnë shumë. Kurti është politikan që ndan popullin në dysh … ose je me te ose jo”.
Tutje, analisti Yll Hoxha, ka thënë se kryeministri Kurti ka pësuar transformim, gjithashtu në kohën e fundit edhe Presidentja, Vjosa Osmani është faktorizuar.
“Pranimi planit franko-gjerman, vazhdimi i bisedimeve sidomos pranimi 10 marrëveshjeve të kaluara kanë qenë qëndrime më të spikatura të Osmanit si presidente sesa të Albin Kurti si kryeministër”, ka thënë Hoxha.
Dy vendimet për targa edhe për zgjedhje kanë qenë vendime të shtyra nga Osmani edhe jo nga Kurti. Prandaj, mendojë që, sondazhet nuk po i dalin mirë, aty në paravijë ka qenë ku e ka luajtur një rol interesat. Edhe për këtë ja jep çminim e personalitetit të vitit, Vjosa Osmanit”.
Analisti tjetër, Dibran Hoxha e ka përzgjedhur Lumir Abdixhkun sipersonalitet të vitit.
“Abdixhku është duke bërë përpjekje kundër të gjitha gjasave që t’i kundërvihet Albin Kurtit”, ka përfunduar Hoxha./RTVD/