Site icon Telegrafi

Përse Zidane mungoi në finalen e Kampionatin Botëror

Zinedine Zidane refuzoi mundësinë për të marrë pjesë në finalen e Kampionatit Botëror në favor të mes raportimeve për të ardhmen e tij, derisa Franca u mposht nëpërmjet penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.

Les Blues u përballën me Argjentinën në një përsëritje të ndeshjes së raundit të 16-të mes të dyjave në Botëror në Rusi katër vjet më parë, ku skuadra evropiane triumfoi 4-2 në një ndeshje shumë argëtuese.

Ish-kapiteni i Francës është shumë i lidhur me marrjen e rolit të kombëtares nga Didier Deschamps pas përfundimit të këtij turneu.

Ish-mesfushori i Real Madrid thuhet se refuzoi punën në Paris Saint-Germain në verë pas largimit të Mauricio Pochettino nga klubi.

Ai ka refuzuar ftesën e Federatës Franceze, pasi nuk dëshironte t’i hiqte fokusin asaj që mund të ishte një natë historike për vendin e tij, mirëpo në fund dështuan.

Ish-trajneri i Real Madridit është favorit i qartë për të marrë rolin e ekipit kombëtar duke pasur parasysh suksesin e tij në Real, më së shumti duke fituar tre Ligë të Kampionëve radhazi nga 2015-2018. /Telegrafi/

Exit mobile version