Thonë se miqtë janë pasqyrim i personalitet tuaj. Ju nuk keni nevojë të keni mijëra miq, por vetëm disa miq në të cilët mund të mbështetni kur ju nevojiten.
Një shok që është i pranishëm kur ju nevojitet, ai është shok i vërtetë, transmeton Telegrafi.
Ekspertët thonë se teoria e Jim Rohn, e cila thotë se ju jeni mesatarja e pesë njerëzve me të cilët rrini më së shumti, është faktikisht e vërtetë.
Nëse keni shokë me të cilët flisni për jetën, përvojat apo udhëtimet, ju do të jeni më të lumtur dhe e njëjta vlen për miqtë që ju inkurajojnë dhe ju mbështesin.
Miqtë e tillë gjithmonë ju nxisin të shkëlqeni në jetë dhe të arrini diçka.
Kjo është arsyeja se përse është e rëndësishme t’i zgjidhni miqtë me të cilët mund të flisni për mirëqenien tuaj dhe të cilët ju inkurajojnë të avanconi në jetën personale e profesionale.
Sipas hulumtimeve, inteligjentët kanë tendenca të kenë më pak miq sesa njerëzit mesatarë sepse aq më i mençur që është njeriu, aq më shumë e zgjedh shoqërinë.
Nëse i analizoni personat e suksesshëm, ju mund ta shihni se ata nuk shoqërohen shumë me njerëz kur janë në proces të arritjes së diçkaje.
Ata e shmangin kontaktin me njerëz dhe qëndrojnë larg shoqërisë sepse duan të përqendrohen në misionin që e kanë.
Thënë më thjesht, inteligjentët e shohin shoqërinë si shpërqendrim. Ata nuk duan të takohen me njerëz të ri sepse frikësohen që ata do t’i shpërqendrojnë nga puna e tyre.
Të mençurit e vlerësojnë shumë shoqërinë, por kanë tendenca të jenë shumë përzgjedhës në atë se me kë e shpenzojnë kohën. /Telegrafi/