Juventusi njoftohet se ka rënë dakord me Genoan për transferimin e portierit Mattia Perin.
Kampionë aktual italian raportohet se kanë pranuar të paguajnë 15 milionë euro për shërbimet e gardianit Perin.
Sipas faqes së internetit të Gianluca Di Marzios, bardhezinjtë do të paguajnë 12 milionë euro plus tre milionë në formë të bonuese varësisht titujt që do t’i fitojnë Bianconerri.
Gjithashtu thuhet se Perin do të nënshkruajë kontratë të vlefshme për katër vjet ndërsa paga vjetore do të kap shifrat 2.5 milionë euro.
Ai pritet të kalojë testet mjekësore gjatë ditës së premte (nesër) gjersa do të garon me Wojciech Szczesny për pozitën e startuesit.
Italiani 25-vjeçar debutoi për herë të parë në Serie A në vitin 2011 duke paraqitur deri më tani në 200 raste për Genoan, të cilët nuk do të marrin asnjë lojtar në këmbim.
Ndryshe, Juventus është duke kërkuar shërbimet edhe të mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can. /Telegrafi/