Mbrëmjen e enjte në “Big Brother VIP Kosova” gjatë diskutimeve në darkën e nominimeve, atmosfera u tensionua kur Rovena u pyet nga banorët për sjelljen e saj, duke u akuzuar se po e bën “viktimën”.
Sipas disa prej banorëve, sjellja e saj konsiderohet si një përpjekje për të fituar simpatinë e publikut dhe mbështetjen brenda shtëpisë.
Rovena u mbrojt duke mohuar këto akuza dhe duke theksuar se kjo perceptim është i gabuar. Ajo akuzoi dy banorë të tjerë, Xhenetën dhe Rezin, për ofendime dhe për lojë të pistë, duke sugjeruar se ata po e sulmonin qëllimisht për të krijuar një imazh negativ ndaj saj.
Në mes të këtij debati, Rezi u përfshi me një deklaratë të fortë, duke përmendur marrëdhënien e Rovenës me ish-burrin e Drenushës, Atillan.
Me një ton përçmues, Rezi i kujtoi Rovenës se ajo kishte deklaruar që Atilla ishte një “burrë i shkëlqyer”, duke e përdorur këtë si një akuzë kundër karakterit të saj. “I thoje qenke burrë i shkëlqyer, kjo je ti moj Rovena”, u shpreh Rezi, duke krijuar një atmosferë edhe më të tensionuar.
Këto përplasje mes banorëve janë tipike për lojën e “Big Brother VIP”, ku tensionet rriten me kalimin e kohës dhe debatet shpesh herë kalojnë në nivel personal. Kjo dinamikë është një pjesë thelbësore e spektaklit dhe tërheq vëmendjen e shikuesve, të cilët ndjekin çdo moment të dramave brenda shtëpisë. /Telegrafi/