Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez dhe presidenti i klubit, Joan Laporta raportohet se janë në mosmarrëveshje se si klubi duhet të zëvendësojë mesfushorin e tyre veteran në largim, Sergio Busquets.
Kreu i klunit po insiston në transferimin e mesfushorit të Wolves, Ruben Neves, pasi ai ka një marrëdhënie të ngushtë me agjentin e tij Jorge Mendes. Megjithatë, trajneri preferon mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi.
Busquets po largohet nga “Camp Nou” në fund të sezonit pasi kontrata e tij në klub skadon me klubin e Arabisë Saudite Al-Nassr që shpreson të përfundojë nënshkrimin e tij.
Megjithatë, Barça është në mosmarrëveshje se si të zëvendësojë Busquets. Drejtoria sportive e klubit katalanas madje këshillon që klubi nuk ka nevojë domosdoshmërisht të nënshkruajë një zëvendësues për mesfushorin defanziv, pasi Frenkie de Jong mund të jetë në gjendje ta plotësojë këtë rol.
Busquets është në sezonin e tij të 15-të në Blaugrana dhe do të bëjë paraqitjen e tij të 700-të në ekipin e parë, por i skadon kontrata këtë verë dhe besohet se ka vendosur që është koha që ai të largohet nga “Camp Nou”.
Largimi i tij do të shkaktonte gjithmonë një dilemë për klubin, por preferenca e Laportës për mesfushorin e Wolves dhe portugezin Neves nuk ka mbështetje të gjerë në klub. Një raportim nga AS pretendon se Xavi po insiston për Zubimendin e Real Sociedad – i cili ka impresionuar për klubin bask dhe ka fituar ndeshjen e tij të parë për Spanjën vitin e kaluar. /Telegrafi/