Pas gjithë dramave të fundit, një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Eglit dhe Gjestit, duke sjellë më shumë emocione dhe përplasje në shtëpi.
Shkak i debatit duket të jetë zgjedhja e Gjestit për të fjetur me Rizartën, një vendim që ka ndezur dyshime dhe tensione mes tij dhe Eglit.
Gjesti këmbënguli se ka qenë i sinqertë me Eglin që nga fillimi, duke i treguar gjithçka për lojën e tij.
“Nëse do të doja të luaja me ndjenja, do ta kisha bërë më herët. Nëse doja të të bëja xheloze, do ta bëja më parë”, i tha ai.
Nga ana tjetër, Egli nuk e pranoi këtë argument dhe e akuzoi për lojë strategjike: “Dil ti mirë, e unë keq”.
Nuk e kam problem të largohem nga këtu, bile po e kërkoj”, tha ajo.
Situata u tensionua më tej kur Gjesti, i tërbuar, i tha: “Mos më ndiq nga pas, po më luan”.
Egli iu përgjigj me ironi: “Në rregull, jam shumë e keqe, je shumë i mirë, u kry çdo gjë,” dhe më pas u ul në gjunjë, duke thënë: “Më fal”.
Ky veprim e acaroi edhe më shumë Gjestin, i cili reagoi i nervozuar: “Si ulet në gjunjë”.
Pas kësaj, ai u largua, ndërsa Egli i tha të mos afrohej më. Ai iu përgjigj: “As ti mos hajde afër meje”.
Përplasja e tyre ka lënë një atmosferë të tensionuar në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse dyshja do të arrijë të sqarojë mosmarrëveshjet apo konflikti do të thellohet më tej. /Telegrafi/