Diego Perotti dhe Kostas Manolas ishin afër që të rrahen në seancën stërvitore të mëngjesit të mërkuërs.
Sipas La Gazzetta dello Sport, një përplasje shumë e ashpër shpërtheu mes dyshes, me bashklojtaërt që është dashur të hynë në mes për të shmangur një luftë fizike.
Luciano Spalleti më pas i çoi të dy në zhveshtore para se të mbaronte stërvitja duke mos i lejuar ata të përfundojnë seancën.
Sipas raportimeve aktule kjo nuk është hera e parë që Perotti ka pasur probleme me bashklojtarët dhe Manolas po ashtu është lojtar mjaft temperament.
Skuadra po beson se ky incident është tejkaluar tashmë dhe se ndaj Genoas do të jetë fokusi maksimal. /Telegrafi/