Site icon Telegrafi

Përmirësimi i shërbimeve, 80 për qind e qytetarëve të Podujevës të kënaqur me shpejtësinë e shërbimeve digjitale

Sipas një ankete të realizuar nga organizata Demokraci për Zhvillim (D4D), përdorimi i shërbimeve digjitale në Komunën e Podujevës ka arritur një nivel të lartë, me 73% të qytetarëve që kanë përdorur këto shërbime.

Sipas kësaj ankete 63% e qytetarëve kanë arritur të përfundojnë një pjesë të procesit online, duke treguar një pranim të mirë të platformave digjitale për ofrimin e shërbimeve publike.

Sa i përket kohës së ofrimit të shërbimeve, 80% e qytetarëve janë të kënaqur me shpejtësinë e procesit, duke përfshirë shërbimet online.

Megjithatë, 22% e të anketuarve kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë aspekt.

Gjithashtu, 58% e qytetarëve mendojnë se koha për të marrë shërbimin është shkurtuar, ndërsa 22% e të anketuarve pajtohen plotësisht me këtë pohim. /Telegrafi/

Exit mobile version