Melinda Ademi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të dashura shqiptare.
Reperja e njohur edhe gjatë kësaj periudhe të vitit po vazhdon të jetë aktive me projekte të reja dhe mbrëmje muzikore.
Së fundmi, rap-artistja ka postuar një fotosesion të ri për fansat në Instagram teksa shihet e veshur me një xhaketë sportive me ngjyrë të bardh dhe pantallona të shkurtër të zi.
Përmes setit të ri, reperja gjithashtu zbuloi se është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor.
“Mere, 08.02.2022, kënga e re del të mërkurën në të gjitha platformat digjitale”, ka shkruar Melinda në njoftim.
Të shumta kanë qenë komentet e fansave të cilët me padurim presin një këngë të re nga reperja e cila njihet për hite të shumta.
E fundit këngë nga reperja Melinda është “Flasin” që e solli në nëntor të vitit të kaluar të shoqëruar bashkë me videoklipit. /Telegrafi/