Qendra e Budvës është përsëri “nën ujë”, uji rrjedh si në një përrua edhe përgjatë një rruge të papërfunduar.
Dhe kjo është vetëm një pamje e përmbytjeve në disa pjesë të Malit të Zi, të cilat kanë ardhur pas stuhive dhe reshjeve të shiut, përcjell Telegrafi.
Stuhia ka shkaktuar dëme edhe në një hotel teksa nuk e ka kursyer as Podgoricën, ku degët e rëna nga pemët vështirësojnë qarkullimin në pjesë të ndryshme të qytetit.
Atje janë përmbytur edhe disa rrugë në qendër.
Era gjithashtu rrëzoi degët matanë rrugës nga ndërtesa e Parlamentit të Malit të Zi. /Telegrafi/