Për më shumë se 30 minuta qyteti i Korçës u përfshi nga reshje të shumta shiu duke shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të rrugëve dhe bulevardeve kryesore të qytetit.
Shiu solli jo pak probleme në qarkullimin e mjeteve por edhe në lëvizjen e kalimtarëve, shkruan shekulli.
Edhe për shkak të pozitës gjeografike qyteti i Korçës nuk e ka provuar thuajse asnjëherë më parë një situatë të tillë. Kjo e sotmja është ndër të paktat herë që shiu i rrëmbyer përmbyt qytetin juglindor dhe krijon probleme ne qarkullim.