Një përleshje fizike ka ndodhur sot gjatë Kuvendit Zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë, ku në garë për të parin e kësaj partie në Mitrovicë, janë Safet Kamberi dhe Faton Peci.
Mësohet se përleshja ka ndodhur si shkak i pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.
Lidhur me këtë, Telegrafi ka folur me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, i cili e ka konfirmuar rrahjen por ka thënë që më vonë do të jep detaje më të hollësishme.
Mustafa ka thënë se përleshja ka ndodhur në njërën nga nëndegët e kësaj partie në Mitrovicë.
Ndryshe, përleshje fizike janë zhvilluar edhe në degë tjera të LDK-së pasi kjo parti tash e një kohë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme./Telegrafi/